LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 kthehet në një pickup shumë funksional (Video)

Tesla Model 3 kthehet në një pickup shumë funksional (Video)

Makina Truckla, është edhe një pickup për të gjitha terrenet

Kompania Tesla, ka bërë të ditur se do ta sjellë makinën pickup, mirëpo nuk ka bërë të ditur datën apo kapacitetet që i ka. Ata që nuk mund të presin, mund të blejnë një Riviani.


Simone Giertz nuk është person që pret, andaj e ka kthyer makinën e vet Tesla Model 3, në pickup shumë funksional, e ka quajtur Trucla dhe e ka prezantuar që ta shohin të gjithë.

Transformimi i makina të ndryshme nuk është një gjë aspak e re, mirëpo Gierty ia ka bashkëngjitur një reklamë shumë komike, sikur ta ketë prodhuar Tesla dhe po e prezanton për herë të parë.

“Ka mbërritur. Ky është pickup, që bota nuk e dinte se po e priste” si dhe “Nëse diçka që don nuk ekziston, atëherë nise dhe bëje vet” thuhet mes tjerash në filmim.

Derisa përfundon me thënien, se Truckla nuk është askund në dispozicion. Bashkë me reklamën, në fund ofrohen edhe pamjet, se si është punuar kjo Tesla që të transformohet në këtë formë. /Telegrafi/