LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqen nga morgu i një spitali trupat e dy të rinjve nga Kosova që vdiqën në një aksident në Hungari, varrimi do të bëhet të enjten në Prizren

Tërhiqen nga morgu i një spitali trupat e dy të rinjve nga Kosova që vdiqën në një aksident në Hungari, varrimi do të bëhet të enjten në Prizren

Familjarët i kanë tërhequr trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit të cilët javën e kaluar ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Hungari.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, axha i tashmë të ndjerit, Kushtrim Hoxhës, Bashkim Hoxha.


Në postimin e tij thuhet se varrimi i tyre do të bëhet të enjten në varrezat e lagjes në Petrovë të Prizrenit.

Aksidenti i rëndë në Hungari ku vdiqën dy të rinj nga Kosova - të dhënat e fundit
Lexo po ashtu Aksidenti i rëndë në Hungari ku vdiqën dy të rinj nga Kosova - të dhënat e fundit

“Procedurat e tërheqjes së  trupave të pajetë  nga morgu i një  spitali  në Hungari,  të  Kushtrim Hoxhës  dhe dhëndrit Jetmir Rexhepi janë kryer sot para dite.

Varrimi i Kushtrimit do të bëhet nesër me drekë (11.01.2024) në varrezat e lagjes në Petrovë të Prizrenit”, ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori