LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen: Të afërmit qeshin me mua kur u them se nuk di asgjë rreth futbollit

Ter Stegen: Të afërmit qeshin me mua kur u them se nuk di asgjë rreth futbollit

Marc-Andre ter Stegen ka bërë një deklaratë tejet qesharake duke thënë se ai nuk di asgjë rreth futbollit.

Portieri i Barcelonës është njëri ndër më të mirët në botë në pozitën e tij, derisa ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe katër La Liga.


27-vjeçari ka thënë  se ai ndoshta mund të jetë në mesin e më të mirëve në pozitën e tij, por ende nuk ka njohuri rreth sportit në të cilin luan.

“Të afërmit e mi qeshin me mua kur u them se nuk ja kam idenë rreth futbollit”, ka thënë ai në një intervistë për El Pais.

“Nuk shikoj shumë futboll, në përjashtim ku ka ndeshje të mira ose kur luajnë shokët e mirë në ndonjë takim”.

Barcelona dhe Ter Stegen nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi, Chelsea shpreson ta shfrytëzoj situatën
Lexo po ashtu Barcelona dhe Ter Stegen nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi, Chelsea shpreson ta shfrytëzoj situatën

“Ata nganjëherë më pyesin për emrat e lojtarëve, por nuk jam kam idenë se kush janë. I mbaj mend më mirë kur i shoh duke luajtur, por jo edhe jashtë saj”.

“Është paksa e çuditshme, mirëpo unë kështu i studiojë kundërshtarët e mi dhe rrallë shikojmë ndonjë ndeshje në televizor”, ka shtuar më tej Ter Stegen.

Gjermani është padyshim njëri ndër më të mirët në botë, derisa pritet të largohet nga Barcelona në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori