LAJMI I FUNDIT:

Tentuan ta tallin Messin, por tifozët e Australisë shpejt ‘gëlltitën’ fjalët e tyre

Tentuan ta tallin Messin, por tifozët e Australisë shpejt ‘gëlltitën’ fjalët e tyre

Tifozët e Australisë mbetën duke përpirë fjalët e tyre kur Lionel Messi shënoi vetëm disa sekonda pasi australianët u dëgjuan duke shënjestëruar kapitenin e Argjentinës gjatë ndeshjes së tyre me eliminim direkt të shtunën.

Argjentina doli si fituese 2-1 nga përballja e saj në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror me një skuadër të Australisë që nuk mund t’i bënter edhe aq ballë argjentinasve edhe pse shënuan golin për të ngushtuar epërsinë.


Por, skuadra e Lionel Scalonit vazhdoi të vendosë një ndeshje tërheqëse çerekfinale me Holandën të premten.

Kredia: Alamy

Dhe, edhe një herë, ishte Messi ai që fitoi lavdërimet me paraqitjen e lojtarit të ndeshjes që kishte shumë paralele me skuadrën argjentinase fituese të Kupës së Botës nga viti 1986, e udhëhequr nga i ndjeri, Diego Maradona.

Duke gjetur rrjetën në ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë, Messi ishte i rëndësishëm nga fillimi në fund, duke prodhuar një nga paraqitjet më të mira individuale të turneut deri më tani.

Pra, kur një pjesë e australianëve që ndiqnin takimin brenda stadiumit “Ahmad bin Ali” mund të dëgjohej duke brohoritur “Ku është Messi?”.

Vetëm pak çaste më vonë, Messi e futi topin në këndin e largët të portës për të hapur rezultatin pas.

Një video që tregon sekuencën e jashtëzakonshme u postua shpejt në internet, me një përdorues që shkruante: “Fjalë për fjalë përkufizimi i karmës së menjëhershme”.

Një tjetër shtoi: “Unë në fakt qesha me zë të lartë. Një sekuencë kaq e përsosur komike”.

Ndërsa një i tretë postoi: “Nga të gjithë njerëzit që mund të provoni një karrem, zgjodhët Messin? Vërtetë?”. /Telegrafi/