LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të shiste marihuanë përmes “Snapchat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Prizreni

Tentoi të shiste marihuanë përmes “Snapchat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Prizreni

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.B., nga muaji Korrik 2024, e në vazhdim deri me datë 20.08.2024 në Prizren, pa autorizim, blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, substanca, psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “marihuanë”, pasi e siguron substancën narkotike të njëjtën e ndan në sasi të vogla për shitje duke i ftuar blerësit përmes rrjetit social “Snap Chat””, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se i njëjti, me këtë rrjet social komunikon me përdorues të këtyre substancave narkotike, ku dakordohet për çmim dhe më pas kërkon nga të njëjtit që narkotikët të vijnë t’i marrin në lagjen ”Ortakoll” në oborrin e njërës prej shkollave fillore në Prizren, ku edhe kryen shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës në sasi prej 5-10 dozash.


“I njëjti, me datë 20.08.2024 rreth orës 12:15 arrestohet nga policia në flagrancë, me ç’ rast policia tek ai gjen dhe sekuestron substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1.12 gram të sistemuara në tri (3) qese najloni.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Lajme
Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Plazhet publike në Shëngjin, po u leverdisin turistëve

Plazhet publike në Shëngjin, po u leverdisin turistëve

Lajme
Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Kronika e Zezë
Kalo në kategori