eksperti ad

Një femër ka informuar se një person ka tentuar me forcë ta fusë në veturë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:35 në rrugën “Çeta e Llapit”, në Prishtinë.


Tutje në raport, bëhet e ditur se pasi kanë ardhur babai dhe vëllai, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar.

“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/