LAJMI I FUNDIT:

Tension mes kapitenit Calabria dhe trajnerit Pioli pas humbjes së Milanit

Tension mes kapitenit Calabria dhe trajnerit Pioli pas humbjes së Milanit

Kishte tension në kampin e Milanit pas humbjes 3-0 ndaj Paris Saint-Germain, pasi Stefano Pioli tha se kapiteni i tij Davide Calabria ishte ‘gabim’ që kritikoi bashkëlojtarët duke thënë se ‘nuk besonin mjaftueshëm’.

Është e qartë se ku qëndrojnë problemet për Milanin, i cili nuk arriti të gjente rrjetën për pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve, diçka që asnjë skuadër italiane nuk e kishte bërë më parë.


Calabria doli nga bankina në pjesën e parë për të zëvendësuar Malick Thiaë, i cili ishte me karton të verdhë, por nuk ishte në gjendje të parandalonte Randal Kolo Muani dhe Kang-in Lee që të shënonin nga një gol pas Kylian Mbappe.

Notat e lojtarëve, PSG 3-0 Milan: Donnaruma dhe Mbappe më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, PSG 3-0 Milan: Donnaruma dhe Mbappe më të mirët

Kur foli me Mediaset Infinity pas humbjes, Calabria ishte dukshëm i zemëruar me performancën dhe i pa gjërat në një mënyrë shumë ndryshe nga trajneri i tij.

“Ne e dinim që ky grup do të shkonte deri në fund. Jemi këtu. Çdo ditë shkojmë në Milanello dhe punojmë në mënyrë që të luajmë këto ndeshje”.

“Nëse duam të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve dhe e bëjmë këtë, atëherë duhet të përveshim mëngët. Kushdo që nuk beson të qëndrojë në shtëpi”, ka thënë Calabria pas ndeshjes.

Pioli: Luajtëm më mirë se PSG për 60 minuta
Lexo po ashtu Pioli: Luajtëm më mirë se PSG për 60 minuta

Kur këto komente iu kaluan Piolit, trajneri nuk ishte aspak i kënaqur me qasjen që kishte bërë kapiteni i tij ndaj bashkëlojtarëve.

“Ai kishte gabuar që e tha këtë. Nuk ka njeri që punon në Milanello pa fokusin apo intensitetin e duhur. Mund të ndodhë në vapën e momentit pas një ndeshjeje të thuash gjëra që nuk i thua”.

“Ajo që përgatitëm gjatë javës është ajo që treguam sot, vetëm se na mungonte cilësia në momente të caktuara, duke i vendosur gabimisht disa pasime vendimtare”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori