LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag thyen heshtjen dhe i përgjigjet akuzave ndaj Overmars pas largimit të legjendës holandeze nga Ajaxi

Ten Hag thyen heshtjen dhe i përgjigjet akuzave ndaj Overmars pas largimit të legjendës holandeze nga Ajaxi

Erik ten Hag  ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për ‘viktimat’ e legjendës së turpëruar, Marc Overmars, pasi ish-drejtori i futbollit të Ajaxit  dërgoi ‘mesazhe të papërshtatshme’ ndaj disa punonjëseve femra.

Ajaxi njoftoi të dielën se Overmars, 48 vjeç, ishte larguar nga roli i tij me ‘efekt të menjëhershëm’ pasi klubi u trondit nga akuzat e disa femrave që punojnë në klub.


Overmars u emërua drejtor sportiv në vitin 2012 dhe kishte nënshkruar një kontratë të re dhjetorin e kaluar, e cila do ta mbante Overmars në Ajax deri në vitin 2026.

Duke folur pas fitores 5-0 të Ajaxit ndaj Vitesses në Kupën e Holandës të mërkurën, Ten Hag pranoi se ishte i dëshpëruar për skandalin që përfshin Overmars.

Skandal te Ajaxi, legjenda e klubit largohet pasi u raportua për ngacmime seksuale ndaj kolegeve
Lexo po ashtu Skandal te Ajaxi, legjenda e klubit largohet pasi u raportua për ngacmime seksuale ndaj kolegeve

Menaxheri i Ajaxit, i  cili ka qenë i lidhur me Manchester United, zbuloi se ishte “plotësisht i habitur” kur dëgjoi për herë të parë lajmet rreth legjendës holandeze.

“Unë jam mirë… kemi pasur ditë tepër të këqija, sigurisht. Isha krejtësisht i habitur kur e dëgjova. Kjo është katastrofike. Sidomos për viktimat: gratë”, ka thënë fillimisht Ten Hag për ESPN.

“E kam të vështirë me vuajtjet që u janë shkaktuar. Secili e përpunon këtë në mënyrën e vet. Më pas tërhiqem pak dhe jam pak më i qetë se zakonisht. Si trajner, natyrisht duhet të rrezatosh energji, por kjo ishte e vështirë ditët e fundit”.

Overmars, i cili gëzonte një karrierë të bujshme në Ajax, u akuzua për dërgimin e një ‘serie mesazhesh të papërshtatshme për disa kolege femra’.

Ten Hag, 52 vjeç, ndau një marrëdhënie të ngushtë me ish-drejtorin e futbollit të Ajaxit pasi mbërriti në klubin e Eredivisie në vitin 2017.

Detaje të reja të skandalit seksual të Marc Overmars te Ajaxi
Lexo po ashtu Detaje të reja të skandalit seksual të Marc Overmars te Ajaxi

Holandezi këmbënguli se “mendimet e tij të para” janë me gratë që “vuajnë”, pavarësisht se pranoi se dikush mund të simpatizojë Overmarsin.

“Kjo është arsyeja pse godet fort. Sigurisht, ju mund ta simpatizoni atë. Por, mendimet e para shkojnë tek vuajtja e grave. Na prek të gjithëve deri në thellësi të shpirtit tonë”, përfundoi trajneri i Ajaxit.

Ndryshe, Overmars lëshoi ​​një deklaratë në faqen zyrtare të Ajax-it, ku pretendonte se i vinte “turp” për veprimet e tij dhe se si sjellja e tij ishte “e papranueshme”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori