LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag: Strategjia e duhur e transferimeve është më e rëndësishme se fondet e pakufizuara

Ten Hag: Strategjia e duhur e transferimeve është më e rëndësishme se fondet e pakufizuara

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se një gropë pa fund parash nuk do t’i përmirësojë ata nëse nuk e marrin strategjinë e duhur rreth transferimeve të tyre.

Ten Hag është pyetur për mundësinë e blerjes së klubit nga Sheik Jassim në të ardhmen e afërt dhe nuk ka hezituar t’i jap disa komente.


“Paratë janë një gjë, por një gjë tjetër është strategjia. Kur isha në Ajax ne kishim një buxhet të ulët në krahasim me shumë klube në Ligën e Kampionëve dhe megjithatë fituam grupet, dolëm në gjysmëfinale dhe ishim afër finales. Kështu që është e mundur të mposhtim një ekip me buxhete më të larta”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Nga analiza ime, ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Mendoj se po ndërtojmë një bazë këtë sezon, por duhet të përparojmë. Ju mund ta bëni këtë duke zhvilluar ekipin”.

“Ju duhet të luani më mirë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje ju mund të zhvilloni mënyrën tuaj të lojës dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”.

“Ne po vendosim kërkesa dhe standarde më të larta për lojtarët tanë çdo herë dhe për pjesën tjetër në verë do të shohim. Vetëm tani kjo nuk është pika jonë e fokusit. Vetëm tani është një mënyrë më e mirë për të luajtur kështu që ne kemi një shans më të mirë për të fituar ndeshjet”.

“Le ta sqarojmë një gjë, ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ne jemi Manchester United dhe duhet të jemi në të, nuk mund të ketë keqkuptime”.

“Sigurisht që ne jemi më të interesuar të jemi në Ligën e Kampionëve, por edhe kur nuk jemi, ne jemi ende tërheqës për lojtarët më të mirë. Këtë e vura re vitin e kaluar”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori