LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag konfirmon se ylli i ekipit do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit

Ten Hag konfirmon se ylli i ekipit do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit

Erik Ten Hag ka dhënë një lajm të keq për tifozët e Manchester United pas fitores së “Djajve të Kuq” ndaj Evertonit.

Tekniku holandez është ende pa shërbimet e Rasmus Hojlund për shkak të një lëndimi muskulor, që do të thotë se Marcus Rashford duhet të luajë edhe një herë tjetër në qendër të sulmit.


Lisandro Martinez është ende jashtë fushave, ndërsa Mason Mount është afër rikthimit pas një lëndimi në kofshë, dhe data e tij e rikthimit është përcaktuar pas pushimit të ardhshëm me kombëtare.

Por nuk ka lajme të mira për mbrojtësin e majtë Tyrell Malacia, i cili nuk është parë me fanellën e United këtë sezon për shkak të një serie të lëndimeve. Në dhjetor, u tha se Malacia pritet që të rikthehet në aksion në janar, por nuk ka pasur ndonjë përditësim të gjendjes së tij që atëherë dhe 24-vjeçari duket se nuk do të rikthehet në fushë.

Kjo u konfirmua nga trajneri Ten Hag, i cili hodhi dritë në atë që shkaktoi probleme për Malacian gjatë periudhës së rikuperimit.

Si oferta prej 70 milionë euro e Man United mund të ndryshojë strategjinë e transferimeve te Juventusit
Lexo po ashtu Si oferta prej 70 milionë euro e Man United mund të ndryshojë strategjinë e transferimeve te Juventusit

“Mendoj se do të jetë e vështirë për të që të jetë i gatshëm këtë sezon. Ai do të luftojë, ai është rikthyer në fushë, por jo me pjesën tjetër të ekipit”, ka thënë Ten Hag.

“Procesi i rikuperimit pati disa pengesa dhe ai po ecën me hapa mjaft të ngadaltë, teksa sezoni po vjen drejt fundit”, përfundoi holandezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori