LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat sot deri në 31 gradë

Temperaturat sot deri në 31 gradë

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditës së sotme duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë celsius.


Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë celsius. /Telegrafi/