LAJMI I FUNDIT:

Telegram ngushëllimi i presidentit Ademi për ndarjen nga jeta të Shukri Sylejmanit

Telegram ngushëllimi i presidentit Ademi për ndarjen nga jeta të Shukri Sylejmanit

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Gjilanit, Shukri Sylejmani, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime.

Më poshtë telegrami i ngushëllimit i presidentit Ademi:


Një tjetër mëngjes i trishtë. Sot paska ikur në amshim njeriu që i dha gjithçka futbollit, ish-kryetari i SC “Gjilani”, Shukri Sylejmani-Shuki!

Kontributi i Shukit në futbollin e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm që nga ditët e para të mëvetësimit.

Shuki, si disa bashkëkohës tjerë të tij e shkriu pothuajse tërë pasurinë e tij dhe të familjes për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës në periudhën më të vështirë të mbijetesës dhe rezistencës ndaj okupatorit serb.

Ndërron jetë ish-presidenti i Gjilanit, Shukri Sylejmani
Lexo po ashtu Ndërron jetë ish-presidenti i Gjilanit, Shukri Sylejmani

Falë mbështetjes së parezervë dhe menaxhimit të tij SC “Gjilani” u shndërrua në njërin ndër klubet më të organizuara. Kontributi i tij për futbollin nuk ndaloi as në vitet e para të lirisë, duke e shpenzuar edhe metalikun e fundit për klubin e tij të zemrës.

Derbi më i madh i futbollit në Kosovë, Gjilani – Drita, që tashmë ka bërë jehonë edhe në botë, është pikërisht meritë e tij dhe e homologut të tij nga klubi rival, Selami Osmani-Bezi, të cilit nga sot Shuki i bashkohet në botën e përjetësisë.

Fjalët janë të pakta për ta nderuar tërë atë që Shuki bëri për futbollin, andaj, në këtë ditë pikëlluese të ndarjes së tij nga ne, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve të tij të shumtë dhe SC “Gjilani” për humbjen e këtij njeriu të madh, i cili do të kujtohet gjithmonë për veprën e tij madhështore në mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im!

Faleminderit për gjithçka çfarë bëre për futbollin e Kosovës!

Me respekt, Agim Ademi
President i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori