LAJMI I FUNDIT:

Telefonuan 911 dhe reperi French Montana përfundoi me shpejtësi në spital pas rrahjeve të shpejta të zemrës dhe problemeve në stomak

Telefonuan 911 dhe reperi French Montana përfundoi me shpejtësi në spital pas rrahjeve të shpejta të zemrës dhe problemeve në stomak
French Montana (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

French Montana është dërguar me shpejtësi në spital të enjten për shkak të rrahjeve të shpejta të zemrës dhe një përzierja në stomak.

Reperi maroken-amerikan, 35 vjeç, ishte ‘i dehur’ kur policët e gjetën atë duke fjetur në shtëpinë e tij, sipas audioincizimit që dëgjohet kur ai thirri 911, të cilin TMZ e siguroi të premten.


Pjesa më e madhe e bisedës është publikuar nga Policia, shkruan DailyMail.

French Montana (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Montana ishte duke fjetur në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Calabasas kur policët hynë, pas një telefonate nga fqinjët që raportuan një grabitje të mundshme, thuhet sipas faqes së thashethemeve.

Sipas TMZ, kur policia hyri në shtëpinë e krijuesit të hitit “No Stylist”, ai filloi të bërtas – sepse ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte – dhe më pas u rrëzua.

Policët vendosën të thërrasin një ambulancë rreth orës 1:30 pas mesnate dhe ai u dërgua në Spitalin e San Fernandos.

French Montana (Foto: Bryan Steffy/Getty Images/Guliver)

Burime të afërta me reperin thanë për TMZ se ai ka pasur një orar udhëtimi të ngjeshur së fundmi dhe se ai po vuante nga dhimbje të forta në stomak, nauze dhe kishte rrahje të zemrës me shpejtësi të lartë.

Montana (lindur Karim Kharbouch) u trajtua me lëngje IV dhe pritet të dalë nga spitali deri në fund të ditës.

Burime pranë situatës mendojnë se ky mund të jetë një rast i mundshëm i helmimit nga ushqimi.

French Montana (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Kohët e fundit reperi, i cili ka takuar Khloe Kardashian, bëri udhëtime në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Burimet pranë tij besojnë se ekziston një shans i mirë që ai mund të ishte i ekspozuar ndaj ushqimeve të kontaminuara.

Montana lindi në Marok dhe emigroi në ShBA me familjen e tij kur ishte 13-vjeç. /Telegrafi/

French Montana (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori