LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i mençur Honor Magic6 vjen me një procesor Snapdragon 8 Gen 3, do të ketë asistentin e vet

Telefoni i mençur Honor Magic6 vjen me një procesor Snapdragon 8 Gen 3, do të ketë asistentin e vet

Honor ka shfrytëzuar Snapdragon Summit 2023 që të paralajmërojë serinë e telefonit të mençur Magic6, që e vë në funksion procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3.

Magic6 do të përfitojë nga modelet e integruara të gjuhës gjeneruese të AI të procesorit Snapdragon 8 Gen 3 për të fuqizuar asistentin e ri personal të quajtur YOYO.


Një model i madh gjuhësor do të jetë në gjendje të përdorë deri në 7 miliardë parametra dhe duke qenë se është në pajisje, nuk do të ketë nevojë të dërgojë asnjë të dhënë personale nga distanca për të punuar.

Kjo do të thotë që përdoruesi do të jetë në gjendje t’i kërkojë asistentit personal t’i përgjigjet pyetjeve, të krijojë video të shkurtra me fotografi dhe video të ruajtura në pajisje, si dhe të ofrojë përgjigje specifike për përdoruesin.

Një tjetër risi quhet Magic Capsule, e cila në fakt është një ndërveprim multimodal i bazuar në gjurmimin e syve, i cili u zhvillua në teknologjinë Snapdragon Seamless.

Honor nuk e ka zbuluar datën e prezantimit të serisë Magic6, por ajo duhet të ndodhë përpara marsit 2024. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Nokia Lumia 1520 thotë se e ka ekranin më të mirë

Nokia Lumia 1520 thotë se e ka ekranin më të mirë

Teknologji
Kalo në kategori