LAJMI I FUNDIT:

Teksa eksplorojnë veshjet tradicionale indiane, Rita Ora dhe Taika Waititi vizitojnë Taj Mahal në Indi

Teksa eksplorojnë veshjet tradicionale indiane, Rita Ora dhe Taika Waititi vizitojnë Taj Mahal në Indi

Rita Ora u lajmërua në Instagram për të ndarë me 16.1 milionë ndjekësit e saj disa pamje nga udhëtimi i saj u fundit në Indi me bashkëshortin Taika Waititi, të enjten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, bleu një sari veshjesh tradicionale përpara se të shihte pamjen e Agrës, duke përfshirë Taj Mahalin me të dashurin e saj regjisor, 47 vjeç.


Çifti i dashuruar shfrytëzuan në maksimum udhëtimin e tyre, me Ritën e cila u mundua që të t’i dokumentonte përmes rrjeteve sociale momentet kryesore të çiftit, shkruan DailyMail.

Duke folur për kamerën ajo tha: “Ejani me ne për disa ditë unë dhe ai në Indi”.

Këngëtarja ktheu kamerën për të treguar Taikan, i cili me shaka u grima për kamerën, ndërsa ajo ishte duke qeshur.

Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “Duke festuar fansat e mi në listën e albumit tim të ri ‘You & I’ në top dhjetëshen e Mbretërisë së Bashkuar në një nga vendet më të pabesueshme ku kam qenë ndonjëherë, përgjithmonë mirënjohëse për të gjithë ju që më lejoni të jetoj këtë ëndërr secili dhe çdo ditë”.

Gjatë një segmenti Rita tha gjatë vizitës së tyre në Taj Mahal spektakolar “Ne jemi këtu live!”, ndërsa burri i saj i komentoi: “Nuk është ‘live’ nëse e poston dy ditë më vonë”.

Udhëtimi vjen pak pasi Rita zbuloi se si miqësia lulëzoi në romancë me bashkëshortin e saj, gjatë një interviste të re për revistën “Tatler”.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now”, Rita tha për revistën: “Ne u bëmë miq vërtet të mirë për rreth katër vjet dhe më pas vendosëm t’i zgjidhim të gjitha dhe të martohemi”.

“Nuk kisha pasur kurrë një miqësi të drejtpërdrejtë me dikë fillimisht para se të përfundoja në lidhje me të. Sinqerisht mendoj se ishte mënyra më e mirë për të njohur dikë”, tha ajo.

Mënyra e saktë se si u takuan Rita dhe Taika nuk është e qartë, por ajo që është e ditur, është se ka kaluar shumë kohë para se të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Regjisori i “Thor” i tha prezantuesit Louis Theroux se ata në fakt ishin prezantuar nga Robert Pattinson.

Taika ishte duke shtruar një darkë në shtëpinë e tij me disa të ftuar, kur këngëtarja iu prezantua nga një tjetër i ftuar.

Në atë kohë, të dy ishin në lidhje, kështu që ata filluan të bisedonin si miq dhe e lanë aty njohjen e tyre për ca kohë, derisa disa vite më vonë u njoftuan për seriozisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori