LAJMI I FUNDIT:

“Të vendosin ‘pistoletën’ në kokë, është sulm ndaj shëndetit mendor” – Koeman e kupton Xavin për vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona

“Të vendosin ‘pistoletën’ në kokë, është sulm ndaj shëndetit mendor” – Koeman e kupton Xavin për vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona

Xavi Hernandez hodhi një bombë në fund të janarit kur njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit aktual dhe këtë vendim të tij e ka mirëkuptuar një ish legjendë dhe trajner i klubit, si Ronald Koeman.

Pavarësisht situatës, Xavi kishte mbështetjen e bordit të klubit, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, por katalanasi e pranoi se presioni që vjen nga puna te Barcelona, nuk përjetohet askund tjetër.


Duke folur në një intervistë, ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e kuptoi Xavin, duke pretenduar se stërvitja e klubit ndikon në shëndetin mendor.

“Të jesh trajner i Barçës është një sulm ndaj shëndetit mendor. Është shumë më argëtuese të jesh lojtar i Barcelonës sesa trajner dhe Xavi, si katalanas dhe fëmijë i klubit, sigurisht që e ka vënë re këtë”.

Nga shitjet e Araujos dhe De Jongut, te zëvendësimi i Xavit dhe transferimet e verës – Deco flet për të gjitha
Lexo po ashtu Nga shitjet e Araujos dhe De Jongut, te zëvendësimi i Xavit dhe transferimet e verës – Deco flet për të gjitha

“Është puna më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Kam vuajtur nga presioni dhe stresi. Përveç kësaj, unë pata një konflikt me presidentin, ndryshe nga Xavi”.

“Shtypi ju drejton një armë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, fajin e ka trajneri. Kam vuajtur edhe unë atë stres dhe atë presion. Ai erdhi nga Katari dhe më pas iu bashkua Barcelonës. Ai nuk ishte mësuar me kritika të këqija, kishte marrë vetëm lëvdata”, ka thënë Koeman për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori