LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat ndërprenë festën e tifozëve të Denver Nuggets

Të shtënat ndërprenë festën e tifozëve të Denver Nuggets
(Foto: Getty Images)

Nëntë persona u plagosën nga të shtënat masive në mesnatë në Denver, në një zonë ku tifozët e basketbollit kishin festuar titullin e parë të NBA nga Nuggets.

Lajmi është konfirmuar nga policia që ka bërë të ditur se e ka arrestuar një të dyshuar – transmeton ESPN lajmin e Associated Press.


Të shtënat ndodhën rreth orës 0:30 me orën lokale – rreth tre orë e gjysmë pas ndeshjes – dhe tre nga të plagosurit ishin në gjendje më të rëndë – është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Policisë së Denverit.

Denver Nuggets fitojnë titullin e parë në histori të klubit
Lexo po ashtu Denver Nuggets fitojnë titullin e parë në histori të klubit

I dyshuari ishte një nga gjashtë personat tjerë të lënduar që besohet se nuk janë në rrezik për jetën.

Të shtënat ndodhën rreth dy kilometra larg nga Ball Arena, ku Nuggets mposhtën Miami Heat në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA të hënën mbrëma.

Nëntë të plagosur nga të shtënat në Denver, SHBA – policia jep detajet
Lexo po ashtu Nëntë të plagosur nga të shtënat në Denver, SHBA – policia jep detajet

“Për sa i përket asaj që çoi në këtë sherr që rezultoi në të shtëna, kjo është ende nën hetim në këtë moment. Kjo ndodhi në zonën ku kishim grumbullimin më të madh të njerëzve që festonin gjatë natës”, ka thënë zëdhënësi i policisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori