LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të plagosur nga të shtënat në Denver, SHBA – policia jep detajet

Nëntë të plagosur nga të shtënat në Denver, SHBA – policia jep detajet

Nëntë persona u plagosën, duke përfshirë tre në gjendje kritike, nga të shtënat në Denver, SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi pranë arenës ku Nuggets fituan titullin e tyre të parë në NBA të hënën mbrëma, tha policia.


Një i dyshuar, i cili gjithashtu u qëllua, tanimë është në paraburgim, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Denverit.

Lëndimet e të dyshuarit besohet se nuk ishin kërcënuese për jetën, tha policia, duke shtuar se tre nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

“Ky është një hetim kompleks dhe në vazhdim në fazat e tij të hershme”, ka thënë departamenti. “Informacionet paraprake tregojnë të shtëna të shumta gjatë një sherri ku përfshihen disa individë”.

Të shtënat ishin rreth një milje larg nga Ball Arena, ku Denver Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën për të fituar titullin e tyre të parë në NBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori