LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë – pasi qëlloi një polic me armë, sulmuesi bën vetëvrasje

Të shtëna para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë – pasi qëlloi një polic me armë, sulmuesi bën vetëvrasje

Autoritetet në Kroaci kanë thënë se gjatë orëve të mëngjesit, afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë janë dëgjuar të shtëna, nga të cilat një polic ka mbetur i plagosur.

Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e policisë gjetën një person i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.


Siç supozohet, ai kishte bërë vetëvrasje ndërsa po punohet në përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 Drejtori i Spitalit ku është vendosur polici i plagosur ka thënë se polici i plagosur është në gjendje stabile. /Telegrafi/

Të shtëna para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë – një polic qëllohet me armë, sulmuesi në arrati

Një oficer policie u qëllua me armë përpara hyrjes në ndërtesën e qeverisë së Kroacisë.

Kështu së paku raportojnë mediat vendase, sipas të cilave edhe një shpërthim zjarri u dëgjua gjatë të shtënave, përcjell Telegrafi.

Tomislav Medved, Ministri i Çështjeve të Veteranëve, para gazetarëve ka thënë se ai nuk mund të hynte në detaje.

“Ne mund t’u themi qytetarëve se Kroacia është një vend i sigurt”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje gazetarëve të presin që autori të kapet dhe të kryhet një hetim, pas së cilës gjë, qytetarët do të informohen.

Departamenti i Policisë së Zagrebit ka konfirmuar se të shtënat ndodhën dhe se autori ishte në arrati.

Si rezultat, të gjitha forcat e disponueshme të policisë po e kërkojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori