434:"Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images 26:"Bloomberg via Getty Images
Rishqyrtimi i buxhetit për këtë vit është i patjetërsueshëm, por duhet që të ndodhë zgjidhja e krizës politike, pasi që një dokument i këtillë duhet të mbrohet dhe të miratohet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njohësit e kësaj teme thonë se në vitet e kaluar korrigjimet e arkës shtetëroe ndodhin në mes të vitit, por tashmë në këtë periudhë Ministria e Financave i ka dërguar formularët te të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit ku duhet të shënohen nevojat buxhetore.
Këtë vit gjithçka do të varet nga kriza politike dhe Qeveria e re që do të mundet ta analizojë gjendjen e saktë të financave publike. Kur të kihet parasysh vonesa e pagesës së suvencioneve në bujqësi, atëherë lind pyetja nëse ka mjaft mjete financiare në buxhet dhe si do të mbulohet deficiti buxhetor.
Qeveria më herët paralajmëroi emetimin e euro-obligacionit që do të mund të ishte burim i mjeteve financiare nga tregu ndërkombëtar. Vetëm në dy muajt e parë, deficiti buxhetor arriti në 60 milionë euro./Telegrafi/