LAJMI I FUNDIT:

“Të kërkosh falje një herë në tetë vjet nuk është keq”, Guardiola pasi kritikoi një lojtar të Cityt për mbipeshë

“Të kërkosh falje një herë në tetë vjet nuk është keq”, Guardiola pasi kritikoi një lojtar të Cityt për mbipeshë

Trajneri i Manchester Citit, Pep Guardiola i ka kërkuar falje mesfushorit Kalvin Phillips që e kritikoi publikisht për problemet e tij me mbipeshë.

Phillips, i cili kur nënshkroi me Cityn për 48 milionë euro nga Leeds United ishte një nga mesfushorët në modë në futbollin anglez kur u transferuar në Etihad dhe aktualisht është në huazim te West Ham United.

Por, vitin e kaluar, City e ‘dënoi’ anglezin pas Krishtlindjeve, pasi u kthye në mbipeshë nga pushimet në Nju Jork pas Kupës së Botës ‘Katar 2022’.


U rikthye mbi peshë nga Kupa e Botës, Guardiola ia tregon vendin yllit të ekipit duke e përjashtuar nga ndeshja
Lexo po ashtu U rikthye mbi peshë nga Kupa e Botës, Guardiola ia tregon vendin yllit të ekipit duke e përjashtuar nga ndeshja

“Shkova në Nju Jork tre-katër ditë pas Katarit. Fluturova gjithë ditën. Kam ngrënë mëngjes, drekë, darkë dhe zbrita. Fjeta gjithashtu gjatë fluturimit. Dhe direkt në futboll…”.

“Kisha pasur një ditë të plotë duke ngrënë. Ka mbajtje uji dhe ato gjëra në një fluturim. Ishte me të vërtetë një keqkuptim”, shpjegoi Phillips për Mail Sport në verë për mbipeshën e tij e cila u bë temë mediatike.

Phillips u ankua për mënyrat e Guardiolës dhe trajneri spanjoll kërkon falje

Së fundmi Phillips, i cili nuk është dakord me vlerësimin e trajnerit spanjoll për peshën e tij, ka pranuar se është ndjerë i lënduar nga mënyra se si Guardiola foli për gjendjen e tij fizike: “Ka mënyra të ndryshme për t’iu qasur gjërave”.

Kalvin Phillips flet për traumën që i shkaktoi Guardiola gjatë kohës sa ishte lojtar i Man Cityt
Lexo po ashtu Kalvin Phillips flet për traumën që i shkaktoi Guardiola gjatë kohës sa ishte lojtar i Man Cityt

Kërkim falja e Guardiolës nuk ka vonuar shumë dhe ka mbërritur tashmë.

“Po, më vjen keq… Të kërkosh falje një herë në tetë vjet nuk është keq. Por, më vjen shumë keq. Kërkoj falje. Kërkoj falje. Më vjen shumë keq”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Premier League
Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

La Liga
“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

Liga e Kampionëve
PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

Ligue 1
Liverpooli gati të thyejë rekordin për transferimin e Alexander Isak

Liverpooli gati të thyejë rekordin për transferimin e Alexander Isak

Premier League
Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë

Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë

Serie A
Kalo në kategori