Thuhet se kreativiteti luan një rol të vogël në përcaktimin e suksesit të karrierës. Pikërisht për këtë arsye e përmendim kaq shumë
Të mendosh jashtë kutisë është diçka që nuk ju pëlqen shumë drejtuesve që duan të luajnë një lojë të sigurt dhe duan të arrijnë rezultate pa i hapur shumë “flatrat”.
Nga hulumtime të ndryshme lidhur me cilësitë pozitive, si inteligjenca emocionale, empatia dhe ambicia edhe ato kanë disavantazhet e tyre.
Kjo është një listë e shkurtër që shpjegon pse nuk mund të jesh më i suksesshëm nëse je kreativ, bazuar në disa kërkime të shkencës.
Ju mërziteni shpejt sidomos me rutinën dhe punët që përsëriten
Edhe pse kjo mund të duket si diçka që ju ndodh të gjithëve, në fakt njerëzit kreativ bien më shpejt në këtë kategori. Hapja ndaj eksperiencave të rea është karakteristikë e njerëzve me kreativitet të lartë. Ata mërziten dhe me mjedisin e punës dhe përsëritja i bën të ndihen të kontrolluar, të parashikueshëm.
Mendja juaj është kuriozë dhe ju përpiqeni të fokusoheni vetëm në një detyrë për shumë gjatë
Mendjet kreative kanë tendencën të përshtaten në mënyra të ndryshme, duke kaluar nga një mendim në një tjetër. Ata përhumben gjatë mbledhjeve dhe të tjerët e kanë të vështirë të ndjekin rrjedhën e mendimeve të tyre.
I adhuroni idetë, por urreni ekzekutimin
Inovacioni është aplikimi praktik i kreativitetit. Ndodh gjithmonë si rezultat i ekipeve që punojnë së bashku për të kthyer idetë në një produkt aktual apo shërbime. Për këtë arsye shumë mendje kreative nuk mund të prodhojnë diçka inovative së bashku. Nëse ju pëlqen të prodhoni, por jo të zbatoni idetë, atëherë bashkohuni me njerëz të tjerë që mund ta bëjnë këtë punë dhe kështu do të merrni rezultate.
Në fakt, mungesa e ideve kreative nuk është arsyeja pse shumë kompani e kanë të vështirë të ecin para. Është mungesa e aftësisë për t’i shndërruar këto ide në risi dhe njerëzit kreativ nuk flasin asnjëherë për këtë sfidë.
Keni probleme me autoritetin. Nuk ju pëlqen t’ju thonë ç’duhet të bëni
Njësoj si çdo aftësi tjetër, kreativiteti bashkë-ekziston me sjelljet e ndryshme të njeriut. Ajo çfarë i bën rebelët e talentuar të veçantë është se ata e kanë të vështirë t’i binden rregullave.
Sa më pak frymëzues të jetë realiteti, aq më shumë sjellje të ngrysura kanë ata, sidomos kur ju thuhet çfarë duhet të bëjnë. Por për të kaluar disa faza në jetë ose për të patur sukses, duhet të pajtoheni edhe me gjëra që nuk keni dëshirë t’i bëni.
Ju keni tendencën të lartësoni aftësitë tuaja
Jo të gjithë njerëzit kreativë kanë shumë vetëbesim apo janë arrogantë, por ata kanë tendenca narcistike. Nëse i pëlqeni aq shumë idetë tuaja sa idetë e njerëzve të tjerë ju duken pavlerë dhe mendoni se nuk po merrni vlerësimin e duhur, apo shefi po injoron sugjerimet tuaja, lajmi i keq është se ky mund të jeni ju.
Kjo është një arsye pse shumë njerëz të paaftë bëhen drejtues, sepse ata nuk janë të ndërgjegjshëm për limitet e tyre. vetëvlerësimi mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë gabime, i bën më imunë ndaj komenteve dhe kur të tjerët të kuptojnë se nuk jeni aq i mirë sa mendoni, ju do të konsideroheni si arrogant dhe i padurueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj

Ata përcaktojnë fatin e tyre: Shenjat në të cilat lindin njerëzit më të pavarur

Çfarë të shmangni për reduktimin e yndyrës dhe fryrjes së barkut

Mund ta keni përdorur gabimisht kulluesen gjatë gjithë kohës

Çfarë i ke këmbët, ashtu e ke edhe zemrën: Forma e shputave zbulon gjithë personalitetin!

Shenjat se ajo po ju bën ftesë

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj