LAJMI I FUNDIT:

“Do të jem gjithmonë mirënjohës”, Rodrygo zbulon bashkëlojtarin e Real Madridit që ka pasur ndikim të rëndësishëm në karrierë

“Do të jem gjithmonë mirënjohës”, Rodrygo zbulon bashkëlojtarin e Real Madridit që ka pasur ndikim të rëndësishëm në karrierë

Real Madridi, dikur i njohur për ekipin Galacticos, është ende një klub plot yje, por shumë prej tyre janë bërë emra botërorë gjatë kohës që janë në klub. Në vitet e fundit, strategjia e transferimeve në Santiago Bernabeu është zhvendosur në favor të rekrutimit të lojtarëve të rinj më të talentuar përpara se të arrinin kulmin e tyre, dhe jo vetëm të lojtarëve më të mirë në botë.

Për nder të tyre, ata kanë arritur të zhvillojnë një numër prej tyre në lojtarë të klasit të lartë, me lojtarë si Federico Valverde, Rodrygo Goes, Vinicius Junior dhe Eduardo Camavinga që kanë bërë përparim të madh.


Kjo nuk do të ishte e mundur pa një dhomë zhveshjeje të shëndetshme dhe një udhëheqje të mirë nga veteranë si Toni Kroos, Luka Modric dhe më parë Karim Benzema.

Gjatë një interviste të fundit për Real Madrid TV, Rodrygo ka shpjeguar se kroati ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e tij.

Zyrtare: Real Madridi blindon Rodrygon, i vendos klauzolë marramendëse
Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi blindon Rodrygon, i vendos klauzolë marramendëse

“Unë do të jem gjithmonë shumë mirënjohës për Modric, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Në një kohë që nuk luaja aq shumë, ai më tha të vazhdoja të punoja dhe të stërvitesha sepse do të vinte koha”, ka thënë fillimisht Modric.

“Pas kësaj u ngrita dhe stërvitesha më shumë çdo ditë, më fortë. Pastaj erdhi koha ime. Fillova të luaja, të shënoja gola dhe të isha i rëndësishëm për ekipin tim”.

Ndërkohë lojtari me të cilin është më i afërt është partneri i tij brazilian në sulm, Vinicius Jr.

“Kemi mbërritur këtu pothuajse së bashku, shumë të rinj nga Brazili. Së bashku kemi bërë edhe histori. Kemi fituar tashmë një Ligë të Kampionëve dhe të gjithë titujt e mundshëm”.

“Kjo fanellë na motivon gjithmonë që të stërvitemi dhe të luajmë. Të bësh këtë me një mik është gjithmonë e veçantë. Unë e konsideroj Vinin një vëlla dhe shpresojmë të vazhdojmë të rritemi së bashku”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori