Ajaxi i ka prezantuar edhe zyrtarisht fanellat për sezonin e ri, 2019/2020, e që janë tejet të bukura. Në rrjetet sociale, fanella e skuadrës holandeze për ndeshjet si mysafir, është duke u votuar si më e bukura deri më tani, ndërsa shumë tifozë kanë bërë të ditur se duan ta blejnë atë.

Skuadra holandeze i bëri për veta mijëra futbolldashës, pasi i eliminoi Real Madridin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve, por u eliminua nga Tottenham Hotspur, duke mos arritur të kalojë në finale.

Ajaxi nuk e mbylli këtë sezon duarthatë, pasi fitoi titullin e ligës Eredivisie në një konkurrencë të ashpër me PSV Eindhoven dhe në KNVB Cup e  mposhti Willem ll me rezultat 4-0.

Para se të fillojë sezoni i ri, skuadra holandeze prezantoi fanellat e reja, që kanë një dizajn tejet të mençur. Fanella si mysafir është në të gjelbër, me disa vija të portokallta, por që i kanë dhënë një pamje tejet të bukur.

Të gjitha lajmet nga Ajax Të gjitha lajmet nga Ajax

Djelmoshat e Ajaxit tashmë i kanë veshur fanellat e reja, në ndeshjen si mysafir ndaj De Graafshap në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19. /Telegrafi/