Shawn dhe Aaron Ashmore janë vëllezër binjakë identikë, aq të ngjashëm saqë për vite me radhë shumë shikues kanë menduar se bëhet fjalë për të njëjtin aktor.

Shawn Ashmore është më i njohur për rolin e Iceman në filmat “X-Men”, ndërsa vëllai i tij Aaron Ashmore ka luajtur Jimmy Olsen në serialin “Smallville” dhe Gil Timmins në “Ginny & Georgia”.


Kurioziteti u shtua edhe më shumë pasi Shawn u shfaq gjithashtu në “Smallville”, por në një rol tjetër.

Shawn

Dy vëllezërit kanë lindur më 7 tetor 1979 në Kanada dhe Shawn është vetëm një minutë më i madh se Aaron.

Ngjashmëria e tyre ka qenë aq e madhe sa shumë fansa, sidomos pas paraqitjeve të Aaronit në seriale të ndryshme, kanë besuar se po shihnin Shawnin.

Aaron

Madje, në fillimet e karrierës së tyre, pamja identike u ka sjellë edhe situata të pazakonta.

Të dy nisën të shfaqeshin në reklama që në fëmijëri dhe producentët shpesh e kishin të vështirë të vendosnin se cilin prej tyre të angazhonin.

Shawn

Në disa raste, vendimi merrej edhe duke hedhur monedhën.

Edhe pse sot secili ka ndërtuar karrierën e tij në aktrim, ngjashmëria e jashtëzakonshme mes Shawn dhe Aaron Ashmore vazhdon t’i bëjë fansat të pyesin: “A janë vërtet dy persona të ndryshëm?”. /Telegrafi/