Të gjitha sëmundjet fillojnë nga helmet në zorrë: Katër simptoma të cilat tregojnë që trupi nuk mund të luftojë me helmet!
Ekuilibri është kyç për ruajtjen e shëndetit të mirë
Stresi, ushqimi i çrregullt, gjumi i pamjaftueshëm dhe qëndrimi negativ ndaj punës dhe njerëzve pamundësojnë balancimin në organizëm dhe na hedhin në kurth toksik, transmeton Telegrafi.
Prandaj është me rëndësi të dëgjohen sinjalet të cilat na i dërgon trupi, sepse ato janë rruga drejt nxjerrjes jashtë të helmeve.
Fryrja
Organizmi i njeriut përditë duhet të nxjerrë jashtë helmet, me zbrazjen e zorrëve, së paku një herë në ditë.
Nëse ju mundon fryrja dhe nuk mund të zbrazni trupin nga helmet, ato kthehen në qarkullimin e gjakut dhe aty “çmenden”.
Këshillë: Nëse keni probleme me jashtëqitjen përpiquni të pini sa më shumë ujë, të ushtroni dhe të merrni ndonjë probiotik cilësor apo çaj bimor.
Era e keqe
Era e keqe mund të jetë tregues që keni probleme me helmet të cilat nuk mund t’i nxirrni nga organizmi.
Mund shfaqet për shkak të baktereve në gojë të cilat lirojnë aromë. Veç kësaj, tregojnë se si mëlçia juaj ka problem me nxjerrjen e helmeve.
Këshillë: Merrni erëza të freskëta bimore p.sh. majdanoz apo koriandër që janë të shkëlqyeshëm për detoksikimin e mëlçisë.
Ju pengojnë aromat
Ndjeshmëria ndaj aromave të jashtme mund të jetë shenjë që mëlçia nuk funksionon se si duhet dhe nuk mund t’i nxjerrë jashtë helmet e ndryshme. Pra, nëse hetoni reaksion të fuqishëm ndaj aromave, siç janë parfumet apo tymi, mund të jetë sinjal i qartë që trupi është plot helme.
Kur rrugët e detoksikimit janë të mbyllura, trupi ynë edhe aromat janë të theksuara dhe mund të shkaktojnë dhembje koke dhe krupë.
Nuk mund të humbni peshën e trupit
Shkaktarët për shtimin e peshës mund të jenë të shumtë, duke filluar nga “hormonet e egërsuara”, ushqimi i keq e deri te helmet.
Helmet siç janë p.sh. PCB-ja dhe shumë pesticide janë lipofile, gjë që do të thotë që në trupat tanë ushqehen me qeliza yndyrore. Kur trupi është i ngarkuar me to është e pamundshme ta eliminoni atë peshë.
Këshillë: Më me rëndësi është që trupi në mënyrë të drejtë të nxjerrë helmet. Në atë mënyrë do të përmirësoni aftësinë natyrore të trupit që ta bëjë atë dhe të gjejë ekuilibrin.
Detoksikimi mund të jetë ndihmë, por zvogëlimi i ekspozimit të helmeve është shumë i rëndësishëm.
Zgjidhni ushqim të pastër, organik kur do që të jetë e mundshme dhe kujdesuni që të djersiteni mirë, të urinoni mjaftueshëm, të hidratoheni, si të keni frymëmarrje cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi