Të gjitha çmimet dhe gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mbajtur sot (e shtunë) ceremoninë tradicionale për ndarjen e çmimeve për “Laureatët e Vitit”.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022.
Çmimin kryesor të mbrëmjes “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Pjesë e kësaj ngjarje eventi ishin edhe zëvendës-ministrja e Sportit, Daulina Osmani, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Të dy pranuan mirënjohje nga FFK-ja.
Këtë ngjarje me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Të dy letrat e presidentëve u lexuan gjatë ngjarjes së “Laureatëve të Vitit”.
Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019.
“Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim. Falënderoj bashkëlojtarët e Kombëtares. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi nëpërmjet një video mesazhi.
Ndërkaq, epiteti i futbollistit më të mirë të vitit 2022 në Superligë i takoi anëtarit të FC Ballkani, Armend Thaqi.
Kjo ishte hera e dytë që Thaqi zgjidhet lojtari më i mirë i vitit.
Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski.
Sulmuesi maqedonas i Dritës e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit.
Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa shpresa Aurora Racaj.
Lojtari më i mirë në futsall ishte Dardan Topilla i Liqenit.
Çmimi i klubit më të mirë të vitit i takoi FC Ballkani, çmimi ‘Fair-Play’, FC Ferizaj, çmimin e klubit më të mirë të vitit tek femrat i takoi KFF EP Hajvalia, derisa në futsall klubi më i mirë u shpall FC Liqeni.
Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Ilir Dajës, i cili udhëhoqi Ballkanin drejt sukseseve të titullit kampion dhe kualifikimit në garat ndërkombëtare.
Gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.
Me mirënjohje të veçanta u nderuan MKRS, Policia e Kosovës, UEFA, FSHF, FFM, FFSHF dhe UKSHF, si dhe sponsorët e FFK-së.
Ndërkaq me mirënjohje post-mortum u nderuan Erion Kajtazi, Leon Kurtishaj, Milaim Krasniqi, Dervish Shala, Avdullah Svarça, Skender Selmani, Eroll Krasniqi, Arben Dubova, Alush Batatina, Hilmi Bellanica, Sokol Hadri, Muharrem Neziri, Halil Gllogjani, Genc Shasivari, Nexhmedin Lleshi, Galip Hoda, Xhelal Haziraj, Shukri Osmani, Vedat Ibrahimi, Afrim Kuqi-Belaku. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

KE i FFK-së mbajti mbledhjen urgjente lidhur me zhvillimet e fundit, inkurajohet skuadra e Kosovës të vazhdojë me paraqitje dinjitoze

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Reagimi i Ademit pas lirimit nga akuza: Në fund triumfoi e drejta

Trajner i ri, sulmues i ri, epokë e re – Tottenhami mund të bëhet konkurrent serioz në Ligën Premier

Pesë ekipe futbolli në mbarë botën që janë "të mallkuara"

Marcelo thotë se Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë

Çmenduri në Spanjë: Barcelona mund të festojë dy tituj të La Ligas në këtë sezon

Bale udhëton mbi 8000 kilometra për të realizuar fundin magjik - atë që shumë prej futbollistëve e ëndërrojnë

Tuchel zhvillon seancën e parë stërvitore te Bayerni – shqelmon nga pas Leroy Sanen dhe e ndau nga pjesa tjetër e skuadrës
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/telegrafi/public_html/wp-content/themes/telegrafi/template-parts/deals-tab-job.php on line 22

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

A janë zvogëluar shpresat e Kosovës për kualifikim në Euro 2024? Analizë për situatën në Grupin I
Notice: Trying to get property 'post_author' of non-object in /home/telegrafi/public_html/wp-content/themes/telegrafi/template-parts/posts/post-api.php on line 35
Shkumbin Pireva

Kiara Tito ‘thumbon’ me postimin e fundit: Qentë të lehin, karvani ecën përpara

Thirrja e ambasadorit britanik: Kemi nevojë për krah pune, skema jonë për shqiptarët

Notat e lojtarëve: Kosova 1-1 Andorra, shkëlqyen Zhegrova dhe Rashica

Udhëtoi për 525 ditë dhe përshkoi me biçikletë mbi 32 mijë kilometra, vizitoi 14 shtete – aventura e të riut nga Alaska në Argjentinë

Produksioni harron hapur mikrofonat - bëhet virale një video e Olta Gixharit në ‘dhomën e rrëfimit’