LAJMI I FUNDIT:

“Do të flas më vonë, tani nuk është koha”, Al-Khelaifi kur pyetet për situatën e Mbappes

“Do të flas më vonë, tani nuk është koha”, Al-Khelaifi kur pyetet për situatën e Mbappes

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka refuzuar të flasë për situatën e sulmuesit të tij, Kylian Mbappe.

Mbappe ditëve të fundit është lidhur me një transferim te Real Madridi, klub i cili ka ofruar 160 milionë euro për shërbimet e tij.


Megjithatë, PSG ka refuzuar ofertën e Los Blancos dhe drejtuesit e klubit francez kanë kritikuar spanjollët për qasjen e tyre duke e cilësuar si të jashtëligjshme.

Leonardo flet për ofertën e refuzuar të Real Madridit, 'lojën' e Los Blancos dhe çmimin që kërkojnë për Mbappen
Lexo po ashtu Leonardo flet për ofertën e refuzuar të Real Madridit, 'lojën' e Los Blancos dhe çmimin që kërkojnë për Mbappen

Për situatën e Mbappes dhe ofertën e Real Madridit është pyetur edhe presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi.

“Mbappe marrëveshje me Real Madridin? Unë do të flas më vonë”.

Paris Saint-Germain kërkon 220 milionë euro për Mbappen
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain kërkon 220 milionë euro për Mbappen

“Tani nuk është koha e duhur, jam duke punuar. Unë do të flas më vonë”, ka thënë Al-Khelaifi për Marca.

Momenti kur Al-Khelaifi pritet të flasë është pas shortit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori