Të drejtat e autorit do të mbrohen përmes Premierit

Premier dhe Shoqata për të Drejtat e Autorit sot nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Kompanisë Premier dhe Shoqatës për menaxhimin kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës – APIK.
Prezent në këtë ngjarje do të jenë mediat e shkruara dhe elektronike dhe akterë tjerë të cilat do të informohen mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e platformës Premier, si rrugëzgjidhja më e mirë dhe pothuajse e vetme për mbrojtjen e të drejtës së autorit në Kosovë.
Rezultatet kryesore që mëtohen të arrihen përmes kësaj platforme janë:• Sinkronizimin në mes të mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe zhdukjes së piratërisë në një anë dhe në anën tjetër sistemimin e taksës së krijuesve ndaj institucioneve relevante të Republikës së Kosovës; • Rritjen e produksionit muzikor në përgjithësi dhe të secilit krijues veç e veç; • Kultivimin e kulturës muzikore të audiencës; • Avancimin dhe lehtësimin e punës së artistëve të njohur dhe promovimin e krijuesve të rinj, e të tjera. /Telegrafi/














































