LAJMI I FUNDIT:

Të dielën votohet për kryetar të Kukësit, pas dorëheqjes së Safet Gjicit

Të dielën votohet për kryetar të Kukësit, pas dorëheqjes së Safet Gjicit

Të dielën e 24 shtatorit do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45,946 zgjedhës.

KQZ ka organizuar 74 qendra votimi, ku identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike me pajiset digjitale, ndërsa procesi i votimit dhe i numërimit në metodën tradicionale.


Në këtë garë për kryetar të Kukësit do të jenë Albert Halilaj i propozuar nga PS dhe Emri Vata i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Jep dorëheqje kryetari i Kukësit, Safet Gjici - pas publikimit të videos intime në zyre
Lexo po ashtu Jep dorëheqje kryetari i Kukësit, Safet Gjici - pas publikimit të videos intime në zyre

Ndryshe, ditë më parë në seancën publike të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023.

Komisioneri miratoi rezultatet e shortit, sipas të cilit rezultoi se Partia Socialiste e Shqipërisë do të renditet e para në fletën e votimit ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të renditet i dyti.

Gjithashtu, Komisioneri miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatet për kryetarin e Bashkisë Kukës, ku Albert Halilaj i propozuar nga PS do të ketë numrin 1 në fletën e votimit dhe Emri Vata i propozuar nga BF do të ketë numrin 2.

Ndryshe, para tre muajve ka dhënë dorëheqje kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pas një video intime që i ishte publikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori