2017 na ka ofruar deri tani mjaftueshëm çifte vip shumë të dashur, për t’i përgjuar e për të zbuluar çdo detaj të ketyre romancave.

Në vazhdim ju rendisim çiftet më të këndshëm…

The Weeknd dhe Selena Gomez


Status: Vazhdojnë të bashkuar
Selena nuk i reziston asnjë sekonde të dashurit të saj, The Weeknd. Pasi u panë duke u puthur në muajin janar, dyshja e njohur e muzikës e çuan romancën e tyre rreth e qark botës me ndalesa, si psh në Itali apo Kanada. Ylli i “Starboy” madje e çoi Selenën në shtëpi në Toronto për të takuar familjen e tij, në mes të marsit.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez


Status: Vazhdojnë të bashkuar
Nuk iu desh shumë fansave për ta adhuruar këtë çift të ri pas lajmit fillestar në mars. Këngëtarja dhe ish lojtari i Yankës thuhet sa kanë më tepër muaj që shoqërohen dhe tashmë kanë shijuar pushime në Bahamas e Francë.

Hilary Duff dhe Matthew Koma

Status: Vazhdojnë të bashkuar
Aktorja dhe këngëtari patën debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq të festës që Entertainment Weekly organizoi përpara SAG Awards. Miqësia e këtyre dy personazheve daton që në 2015 kur Matthew ndihmoi në prodhimin e disa këngëve të Hilary për albumin “Breathe In. Breathe Out”. Që nga ajo kohë, miqësia u shndërrua në dashuri dhe duket se çifti po shijon çdo sekond së bashku, si dhe disa pushime në Santa Barbara.