LAJMI I FUNDIT:

“Do të bëj gjithçka për këtë klub” – Gavi me një intervistë emocionuese tregon se si Barça ia ndryshoi jetën

“Do të bëj gjithçka për këtë klub” – Gavi me një intervistë emocionuese tregon se si Barça ia ndryshoi jetën
Reklama

Gavi është një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe këtë nuk mund ta mohoj askush.

Mesfushori i talentuar spanjoll iu bashkua Barcelonës në vitin 2015 sa ishte vetëm 11 vjeçar.


Ai është lindur dhe rritur në një qytet të vogël pranë Sevillës, derisa në moshën 11-vjeçare iu bashkua radhëve të La Masias dhe ky vendim ishte më i miri në jetën e tij.

Në një intervistë të tij të fundit për La Vanguardia, Gavi ka thënë se në fillim ishte kundër transferimit te Barcelona, por ishin prindërit e tij që insistuan për të shkuar në La Masia.

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun
Lexo po ashtu Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

“Mbaj mend që dy muaj më parë u thashë prindërve që nuk doja të shkoja te Barcelona sepse kisha frikë, sot falënderoj prindërit e mi, ishin të parët që ma bënë të qartë se duhet t’i bashkohem La Masias”.

“Isha shumë i ri dhe nuk doja të largohesha nga qyteti im, të ndahesha nga miqtë e mi, ishte një ndryshim total i jetës”, tha Gavi.

Megjithatë ai tani në moshën 19 vjeçare thotë se ka qenë vendimi më i mirë, pasi do të bëj gjithçka për Barcelonën që ia ka ndryshuar jetën.

“Por mirë, e kam kaluar gjithë fëmijërinë time këtu te Barca, pothuajse për aq kohë sa kam qenë i vetëdijshëm për këtë, është gjithçka për mua.

“Unë do të bëja gjithçka për këtë klub”, ka deklaruar Gavi.

Që nga debutimi i tij për skuadrën e të moshuarve në gusht 2021, Gavi shënoi shtatë gola dhe 14 asistime në 105 paraqitje për katalunasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Genc Nuza bëhet viral në rrjetet sociale, ndërpreu dy herë ndeshjen mes HJK Helsinki dhe Aberdeen

Genc Nuza bëhet viral në rrjetet sociale, ndërpreu dy herë ndeshjen mes HJK Helsinki dhe Aberdeen

Ndërkombëtare
Harrojeni “Fadil Vokrrin”, fusha e përmbytur nga ‘uji dhe lloçi’ në Lubjanë vjedh gjithë vëmendjen para ndeshjes në Ligën e Konferencës

Harrojeni “Fadil Vokrrin”, fusha e përmbytur nga ‘uji dhe lloçi’ në Lubjanë vjedh gjithë vëmendjen para ndeshjes në Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Aubameyang ka shënuar një nga golat më të bukur të sezonit në ndeshjen ndaj Ajaxit

Aubameyang ka shënuar një nga golat më të bukur të sezonit në ndeshjen ndaj Ajaxit

Liga e Evropës
Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Premier League
Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

La Liga
Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Premier League
Kalo në kategori