Ajo është njëra prej repereve më të përfolura në trojet shqiptare.

Fjala është për Taynën, e cila komentohet mjaft shumë në faqet rozë si për jetën private e po ashtu edhe për karrierën profesionale.


Artistja, e cila numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, nuk heziton të ndajë me fansat imazhe e video të ndryshme.

tayna 120199438 388826325844790 2156980365720022138 n Tayna (Foto: Instagram)

Megjithëse shpesh e shohim të kuruar e me pamje mahnitëse, 23 vjeçarja këtë herë ka pozuar tërësisht pa grim.

Tayna ka prezantuar dukjen natyrale dhe ka marrë vëmendje të madhe njëherësh me ‘look-un’ natyral.

Biondja në anën tjetër është duke shijuar suksesin e këngës "Qe Qe", të cilën e lansoi në muajin gusht.

Për më shumë se një muaj, ky projekt ka arritur të grumbullojë mbi 12 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/