LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift feston fundin e turneut të “Eras” në Amerikë me një gotë të madhe verë

Taylor Swift feston fundin e turneut të “Eras” në Amerikë me një gotë të madhe verë

Taylor Swift është njëra nga artistet që ka fituar zemrat e të gjithëve ndër vite, e cila së fundmi ka shënuar fundin e turneut të saj “Eras” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një gotë të madhe verë.

Këngëtarja dhe kantautorja amerikane, 33 vjeçare, ka performuar në skenat në vendin e saj që nga marsi, duke interpretuar para turmave të mëdha në disa shtete.


Me datat në Mbretërinë e Bashkuar, pati një përleshje të çmendur për bileta që la mijëra të ndiheshin të gëzuar dhe qindra të tjerë të mërzitur.

Foto: TMX

Megjithatë, këngëtarja e “Blank Space” i shëroi ato plagë paksa duke njoftuar se albumi i saj 1989 (Taylor’s Version) do të publikohej më 27 tetor.

Taylor Swift kryeson listën e nominimeve të MTV Video Music Award 2023
Lexo po ashtu Taylor Swift kryeson listën e nominimeve të MTV Video Music Award 2023

Dhe në javën kur ajo zbuloi se albumi i sapo regjistruar do të përmbajë pesë këngë të papublikuara më parë, ajo përfundoi pjesën e parë të turneut të saj në ShBA.

Foto: TMX

Për të festuar në stadiumin SoFi në Los Angeles, Taylor hapi një shishe verë dhe ajo u pa duke ecur në prapaskenë me një gotë të madhe.

Në një video të publikuar nga fansat, krijuesja e hitit “Look What You Made Me Do” mund të shihet e veshur me një fustan ngjyrë vjollce me teminat e ndezura.

Foto: TMX

Nga fundi i videos, Taylor mund të shihet duke u përkulur para atyre që e shikojnë, duke u siguruar që të mos derdhet asnjë pikë verë nga gota që ajo mban.

Pavarësisht se ishte e shoqëruar nga sigurimi gjatë gjithë kohës, artistja e “Love Story”, e cila ka shitur mbi 200 milionë disqe në mbarë botën, i mbajti sytë nga audienca. /Telegrafi/