Argjentinasi momentalisht është jashtë përbërjes për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Almerias dhe përkundër faktit se Barcelona e mposhti Celticun, trajneri thotë se 26 vjeçari nuk duhet të shfrytëzohet si arsyetim.

“Nuk mendoj se ekziston një ekip që mund të luajë më mirë pa lojtarin më të mirë në botë. Por, ne duhet të sigurohemi që të mos fshihemi prapa lëndimit të tij, por ne do të luajmë edhe më mirë pa Messin në fushë. Kjo është e garantuar”.


“Ka hapësirë për t’u përmirësuar, ekipi po përmirësohet. Ne kemi bërë progres që nga ndeshja e parë dhe unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë hap në drejtim të gabuar. Ne po shkojmë nga pak në shumë dhe prandaj ne duhet të synojmë shumë më shumë fitoret”, ka deklaruar Martino. /Telegrafi/

telegrafi sport app