LAJMI I FUNDIT:

Tashmë ka një datë se kur do të nisë Superliga Evropiane, shefi i saj pretendon se 20 klube bëjnë pjesë

Tashmë ka një datë se kur do të nisë Superliga Evropiane, shefi i saj pretendon se 20 klube bëjnë pjesë

Shefi i Superligës Evropiane ka pretenduar se 20 klube janë pajtuar që t’i bashkohen projektit kontrovers.

Ai beson se tani e kanë mbështetjen e mjaftueshme për të lansuar projektin e ri, i cili ka tronditur të gjithë tifozët e futbollit.


Siç raporton Diario AS, burime pranë këtij projekti kanë thënë se objektivi i tyre është që Superliga Evropiane të fillojë në shtator të vitit 2025, ku pjesëmarrëse do të jenë skuadrat më të mira të Evropës gjithashtu edhe klubet angleze.

“Ka klube që kanë nënshkruar privatisht projektin dhe që e kanë kundërshtuar publikisht atë. Ka edhe nga ata që mohojnë Superligën e futbollit, por luajnë në Euroligën e basketbollit”, ka thënë një burim i afërt me Superligën, duke iu referuar Bayern Munichut.

I njëjti burim nuk kishte preferuar të jap emrat e skuadrave që dyshohet se kanë rënë dakord për të marrë pjesë në Superligë, por ka bërë me dije se aty bëjnë pjesë ekipe nga ligat kryesore të Evropës.

“Nuk mund të japim emra që të mos i ekspozojmë para UEFA-s dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë qartë se askush nuk mund të hakmerret ndaj atyre që e përqafojnë projektin e ri”, vazhdoi ai.

“Do t’i gjejmë lehtësisht 64 klube” – udhëheqësi i Superligës Evropiane i bindur në projektin
Lexo po ashtu “Do t’i gjejmë lehtësisht 64 klube” – udhëheqësi i Superligës Evropiane i bindur në projektin

Në lidhje me këtë, burimi në fjalë ka thënë se me 14 mars, Gjykata Tregtare nr.17 e Madridit, do të japë përfundime edhe më të qarta.

Në lidhje me argumentet e UEFA-s që kundërshtojnë rregullat e Superligës, burimi në fjalë ka thënë se “projekti është modifikuar dhe, i hapur, dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjitha ekipet”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori