Rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, që udhëheqë edhe me komunën e Gostivarit, tregon ndryshimet që janë bërë e që duhen arritur në integrimin e shqiptarëve. “Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel, Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër”, thotë Taravari për Top Chanel.
Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, diskriminimi thotë Taravari është i dukshëm. “Por, përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, p.sh. Në njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jetë anëtarë i atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet”, shprehet ai.
Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve. “Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si për qindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%”, potencon Taravari.
Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë shton kreu i ASH-së, dhe një strategji e mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë. “Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë.
Një strategji afat shkurte, afat mesme dhe afat gjate për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, deklaroi Taravari. Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari thotë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'