LAJMI I FUNDIT:

Tarashaj flet pas golit, ka një dedikim special (Foto)

Tarashaj flet pas golit, ka një dedikim special (Foto)

Super sulmuesi kosovar, Shani Tarashaj e ka bërë sefte me gola në Bundesliga.

Djaloshi i huazuar nga Evertoni tek Eintracht Frankfurt e ka nisur ndeshjen si titullar përballë Hamburgin në fitoren 3-0 të skuadrës së tij në udhëtim.


Shaniu shënoi golin e tij të parë dhe të dytin për Fankfurtin në këtë takim në minutën e 60-të të ndeshjes pas një goditje të fuqishme.

Por gjatë ditës së sotme, prizrenasi ka postuar foto në faqen e tij zyrtare dhe ka shkruar për ndeshjen e mbrëmshme.

Ai është shprehur i lumtur me golin e shënuar por edhe me fitoren e arritur në udhëtim.

Këtë gol talenti i madh kosovar ia ka dedikuar familjes së tij.

“Fitore e mrekullueshme në udhëtim tek Hamburgu. I lumtur me golin e parë në Bundesliga, i cili i dedikohet familjes sime”, shkroi Tarashaj. /Telegrafi/