LAJMI I FUNDIT:

Tani ndoshta as 1.7 milion euro nuk mjaftojnë – Hazrollaj po tregon që është ‘diamant’ i futbollit kosovar

Tani ndoshta as 1.7 milion euro nuk mjaftojnë – Hazrollaj po tregon që është ‘diamant’ i futbollit kosovar

Drilon Hazrollaj është emri më i përfolur në futbollin kosovar në këtë edicion të Superligës së Kosovës, fal paraqitjeve spektakolare dhe golave.

Sulmuesi anësor ka qenë dominues deri më tani në këtë sezon, duke shënuar me Malishevën, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të dy garat në Kosovë.


Nuk janë vetëm golat dhe saktësia para porte, pasi Hazrollaj ka driblim të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi, të gjitha atributet çfarë i duhen për të luajtur në klube më të mëdha evropiane.

Sot ndaj Gjilanit, arriti të shënojë het-trik në fitoren me rezultat 3-2, duke e quar në 15 numrin e golave në kampionat.

Klubi i Malishevës mori oferta, sipas tyre rreth 1 milion euro në afatin kalimtar të janarit, por që i refuzuan dhe për këtë gjë kanë bërë mirë, pasi lojtari e ka nisur fuqishëm stinorin pranveror.

Së fundmi u fol për një ofertë rreth 1.7 milionë euro nga një klub rus, që befasoi opinionin në Kosovë, ku nga disa u besua, ndërsa na shumëkush jo!

Por duke parë lojën e tij, kjo shifër do të jetë e arritshme nëse klubet që e duan futen në ‘ankand’ për shërbimet e lojtarit.

Festa e Kosovës mund ta ndihmojë      

Në ndeshjet e fundit të Kosoës, janë ftuar nga Primoz Gliha disa lojtarë nga Superliga si: Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba dhe Muhamet Hyseni.

Kjo mund të jetë një shtysë tjetër që Drlon Hazrollaj të ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e marsit. Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest.

Një festë për Hazrollajn do të ishte një ndihmesë e madhe që ai të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij, pasi ai së fundmi e kishte refuzuar ftesën nga Kosova U21 që drejtohet nga Afrim Tovërlani, për shkak të marrëdhenjëe jo të mira me përzgjedhësin.

Për këtë situatë ka folur edhe i pari i FFK-së, Agrim Ademi, i cili ka ka thënë sërish se Foda mund ta ftojë Hazrollajn edhe pse mbetet në dorën e tij.

“Sa i përket Hazrollajt, ka ndodhur si ka ndodhur tek U-21, por trajneri mund ta ftoj sepse Hazrollajt i kalon edhe koha ndoshta me U-21 dhe mund të jetë në listën e tij. Është e drejtë e tij e fton apo jo, sigurisht që është edhe çështje e tij nëse do që të vijë apo jo, por unë do të thosha që kur është puna e kombëtares duhet pasur shumë kujdes Hazrollaj dhe të tjerët, të gjithë”, ka thënë Ademi për Kosova Press.

Loja në drejtimin e Qëndrim Kidës

Preja ardhjes se Qëndrim Kidës në krye të Malishevës, loja e Drilon Hazrollajt ka shkuar vetëm në rritje.

Këtë e tregojnë e shifrat që ka arritur djaloshi i artë, duke shënuar 9 gola dhe duke shtuar 5 asistime.

Edhe rezultatet për Malishevën kanë qenë shumë të mira, pasi me Kidën dhe Hazrolljan kanë 9 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Malisheva është në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe aktualisht mban vendin e katërt në renditje me 41 pikë, duke mbetur në luftë për një vend në garat evropiane.

Se a do ta arrijë Malisheva ta bëjë këtë gjë me Hazrollajn në fushë, mbetet të shihet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori