LAJMI I FUNDIT:

Tammy Abraham, sulmuesi më i pafat në Serie A

Tammy Abraham, sulmuesi më i pafat në Serie A

Tammy Abraham është transferuar gjatë afatit kalimtar të verës te Roma nga Chelsea.

Gjiganti italian pagoi një shumë rekorde për klubin prej 40 milionë eurove për transferimin e sulmuesit shtatlartë.


24-vjeçari është transferuar me bujë në Olimpico, por përkundër ndeshjeve shumë të mira, nuk ka shënuar shumë gola.

Në 12 takime në Serie A, Abraham ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, ndërsa në katër ndeshje të Ligës së Konferencës ka realizuar dy gola të tjerë.

Gjithsesi mediat në Itali po e quajnë anglezin si sulmuesin më të pafat këtë edicion në Serie A, pasi shtatë nga goditjet e tij janë ndalur nga shtyllat.

Reprezentuesi i Anglisë ka goditur shtyllën katër herë në elitën e futbollit italian Serie A.

Ndërkohë fati i keq e ka ndjekur anglezin edhe në Ligën e Konferencës, ku ka goditur tri herë shtyllën.

Në rast se shtyllat e goditura do të futeshin brenda në portë, atëherë Abraham do t’i kishte 12 gola.

Gjithsesi sulmuesi anglez po bën ndeshje të mëdha dhe vetëm golat po i mungojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori