LAJMI I FUNDIT:

Talentët e Lakers ndalin serinë e 14 fitoreve të Houstonit, ndalet edhe Bostoni (Video)

Talentët e Lakers ndalin serinë e 14 fitoreve të Houstonit, ndalet edhe Bostoni (Video)

Los Angeles Lakers ka arriur të shënojë fitore të madhe në udhëtim te Houston Rockets.

Të rinjt e Lakers triumfuan me rezultat 122-116 në Toyota Center të qytetit teksan.


Çereku i parë u karakterizua nga një dominim shumë i madh i mysafirëve ku ata nuk dështuan në gjashtë gjuajtjet e para, shumica tre pikë.

Ai që bënte diferencën ishte Kyle Kuzma, i cili nuk humbi asnjë gjuajtje në pjesën e parë kur edhe realizoi plot 26 pikë të tij. Harden tentoi të kundërpërgjigjet duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.

Megjithatë, Lakers nuk u ndalën deri në fund të takimit duke shënuar dhe duke mos gabuar.

Më i miri ishte talenti Kyle Kuzma i cili për herë të parë në karrierë realizoi 38 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime, kurse u ndihmua nga Lonzo Ball me 16 pikë e 9 kërcime, e poas htu edhe nga Brandon Ingram me 13 pikë e gjashtë asistime.

Te Houstoni ishte Harden i pandalshëm me 51 pikë të shënuara dhe ai u ndihmua nga Eric Gordon.

Episod i ngjashëm u pa edhe në Boston në rikthimin e Kelly Olynyk në TD Garden.

Pikërisht Olynyk ka shënuar 32 pikë në dikur shtëpinë e tij kurse u ndihmua nga Richardson me 19 pikë dhe Waiters me 10 pikë.

Te Bostoni i pandalshëm ishte vetëm Irving që shënoi 33 pikë, kurse zhgënjyen Tatum me 11 pikë dhe Horford me 6 pikë.

Ndërprerja e serisë së 14 fitoreve rresht e Houstonit rrezikon pozitën e parë për teksanët të cilët ndiqen me një fitore më pak nga Golden State dhe katër fitore prapa nga San Antonio.

Bostoni në anën tjetër ka nga dy fitore më shumë se Toronto dhe Clevelandi dhe rrezikon pozitën e parë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori