LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi: Pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut hyn në fazën finale të procesit të aderimit në BE

Talat Xhaferi: Pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut hyn në fazën finale të procesit të aderimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka mbajtur fjalim në Konferencën për dialog ndërkombëtar për avancimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se në samitin e parë Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt para 20 viteve në Selanik, u konkludua se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë integrale e Bashkimit Evropian, pasi ti përmbushin kriteret e vendosura të Kopenhagës.

“Prej atëherë, u ballafaquam me një numër të madh të sfidave, por arritëm edhe shumë suksese. E kishim doemos të marrim vendime të rënda, të bindur se e bëjmë zgjedhjen e drejtë për ardhmërinë e vendit. Marrëveshja e Prespës prej vitit 2018, ishte një nga ato vendime me të cilin u mënjanua pengesa për integrimin tonë euroatlantik dhe në mars të vitit 2020 u bëmë anëtari i 30-të në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e mburojës së sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake në botë dhe faktor stabiliteti në rajon”.


“Si vend, mbesim të përkushtuar edhe në implementimin e mëtejshëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë në vitin 2017, dhe presim vullnet të sinqertë nga të dyja palët për afrimin dhe ndërtimin e besimit në zgjidhjen e çështjeve bilaterale”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut hyn në fazën finale të procesit të aderimit.

“E filluam skriningun me Bashkimin Evropian dhe tashmë jemi në një fazë të avancuar a të gjitha raportet e deritanishme janë pozitive. Para vetes kemi edhe një sfidë dhe kjo është ndryshimi i Kushtetutës me qëllim që të vazhdojmë me negociatat sipas Klasterëve, për të cilat presim se do të imponojnë një ritëm të përshpejtuar të reformave. Konsideroj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat në programet e veta zotohen për eurointegrim, të demonstrojnë përkushtimin e vet në vepër”.

“Të nderuar pjesëmarrës, aktivitetet e përmbajnë në vete edhe dimensionin parlamentar. Përmes tij shprehet vullneti i qytetarëve dhe bëhet mbikëqyrja dhe kontrolli i pushtetit ekzekutiv në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Punojmë me përkushtim në harmonizimin me legjislacionin evropian në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të drejtës për përmbushjen e synimit të qytetarëve për integrim në Bashkimin Evropian. Në këtë rrugë tonë, Këshilli i Evropës është partneri ynë i çmuar dhe mbështetje e fuqishme”, deklaroi Xhaferi.

Ai shtoi se paralelisht me përmbushjen e agjendës evropiane, Maqedonia e Veriut përpiqet të jetë shembull pozitiv për marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes krijimit të partneriteteve afatgjate.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si kryesues dhe zë i Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), jep kontribut në zgjidhjen e çështjeve me interes global në këto kohëra turbulence. Besoj se do të pajtoheni se ndryshimet gjeo-politike në kontinentin evropian konfirmuan se politika e zgjerimit mbetet vegla më e mirë e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit. Prandaj apeloj, Bashkimi Evropian dhe vendet-anëtare të Unionit të vazhdojnë në mënyrë proaktive dhe vendimtare të mbështesin procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke e pasur parasysh përparimin e arritur në zbatimin e reformave kryesore, na duhet dialog i rregullt i ndërsjellë me Unionin dhe kornizë e qartë kohore për ndarjen e anëtarësimit si njohje për arritjet e deritanishme”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Lajme
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Politikë
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori