LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Viti 2023 është dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci dhe kapje e shtetit nga VV-ja

Tahiri: Viti 2023 është dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci dhe kapje e shtetit nga VV-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri e ka quajtur vitin 2023 si një vit të dështuar.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 2023-ta ishte vit që e dobësoi sovranitetin e shtetit.


“Kuvendi i Kosovës përmbylli punimet për këtë vit. Diagnoza e vitit 2023 është dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej”, ka thënë Tahiri, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se shumica parlamentare gjithnjë është munduar që dështimet t’i kalojë në heshtje.

“Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap. Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum. I duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë. Ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qesë jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t’i grahur drejt autokracisë. Dështimet gjithnjë u mundua t’i kalojë në heshtje”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori