LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Çdo gjë reformuese është e pa pranueshme për Vetëvendosjen

Tahiri: Çdo gjë reformuese është e pa pranueshme për Vetëvendosjen

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i vlerëson si të papranueshme deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka tendencë të komprometojë çdo proces në vend përfshirë edhe provimin e noterisë i cili është tërësisht profesional dhe apolitik.

Tahiri ka thënë se ‘është i pa pranueshëm sulmi që sot Lëvizja Vetëvendosje i bëri një procesi tërësisht profesional e të udhëhequr sipas ligjit, atë të provimit të Noterisë.

“Nga një pozicion ekskluzivisht politik, deputetja Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media mori guximin për të komentuar dhe gjykuar një proces ekskluzivisht profesional e apolitik. Ndërhyrje më arbitrare në një Republikë ku sundon rendi e ligji nuk ka, sesa t’i klasifikosh qytetarët si të pa denjë për të qenë pjesë e garës së lirë në zhvillimin e tyre profesional e të karrierës. Kjo është e pa falshme për një parti politike dhe është mënyra më absurde përmes së cilës Vetëvendosje e tregon degradimin e konceptit të saj politik, në raport me liritë dhe të drejtat themelore që i njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, konsideron Tahiri.

Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:

“Është i pa pranueshëm sulmi që sot Lëvizja Vetëvendosje i bëri një procesi tërësisht profesional e të udhëhequr sipas ligjit, atë të provimit të Noterisë.

Nga një pozicion ekskluzivisht politik, deputetja Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media mori guximin për të komentuar dhe gjykuar një proces ekskluzivisht profesional e apolitik.

Ndërhyrje më arbitrare në një Republikë ku sundon rendi e ligji nuk ka, sesa t’i klasifikosh qytetarët si të pa denjë për të qenë pjesë e garës së lirë në zhvillimin e tyre profesional e të karrierës.

Kjo është e pa falshme për një parti politike dhe është mënyra më absurde përmes së cilës Vetëvendosje e tregon degradimin e konceptit të saj politik, në raport me liritë dhe të drejtat themelore që i njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Një proces, për të cilin ka definim të qartë ligjor se kush mund të jetë pjesë, si realizohet i njëjti, në sa faza, si bëhet vlerësimi dhe licencimi, është më tepër se absurde të kesh nevojë ta interpretosh.

Dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se Ligji i ri për Noterinë dhe shtimi i numrit të tyre sipas formulës 1 Noter në 10 mijë banorë, është menduar dhe është duke u realizuar për të ofruar shërbimet sa më afër tyre, për të rritur efikasitetin dhe për të mundësuar qasjen më të lehtë në shërbime noteriale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Si një ndër masat që mundësojnë qasje më të lehtë e më të shpejtë në drejtësi, i tërë ky proces i udhëhequr ekskluzivisht mbi bazën e ligjit, është reformë që do arrijë efektet që do t’i ndjejnë qytetarët.

E problem me këtë reformë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën, çdo gjë reformuese dhe në dobi të qytetarëve është e pa pranueshme në orbitën e saj.

Por i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, se as Vetëvendosje dhe askush tjetër nuk do ta kenë komoditetin për ta shfrytëzuar një proces tërësisht profesional e ligjor për të arritur qëllimet e veta.

Është koha e fundit që Lëvizja Vetëvendosje të piqet politikisht, për të bërë dallimin mes zbatimit të ligjit dhe politizimit të çdo gjëje që ndërlidhet me proceset profesionale.

Çdo parregullsi eventuale apo dyshim, ka adresë se si mund të trajtohet dhe adresa është ligji, zbatimi i tij dhe masat për shkeljen e tij.

Nuk mund të tolerojmë që çështjet profesionale e të përcaktuara shumë qartë nga ligji, të jenë subjekt i ujdive politike dhe as manipulimeve me opinionin.

Një tendencë e tillë si kjo e sotshmja, nuk është aspak shqetësuese për procesin e provimit të noterisë që është realizuar mbi kriteret e definuara mjaft qartë, por është shqetësuese për mënyrën dhe modelin devalvues të çdo gjëje pozitive që ndodhë në këtë vend, të cilën Lëvizja Vetëvendosje përpiqet t’ia shërbejë qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërt.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori