LAJMI I FUNDIT:

Tabloidet kryesore britanike shkruajnë për dukjen e Rita Orës në Kosovë

Tabloidet kryesore britanike shkruajnë për dukjen e Rita Orës në Kosovë

Të shtunën mbrëma, më 17 Shkurt, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë ka qëndruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka mbajtur një koncert madhështor para publikut të madh në kryeqytetin e Republikës.

Prezenca e saj në Kosovë ka qenë temë edhe në mediat më të lexuara ndërkombëtare, në veçanti ato britanike, të cilat në mënyrat e tyre i kanë kushtuar artikuj koncertit të 27-vjeçares.


Vëmendja e tabloideve është fokusuar edhe te dukja e këngëtares dhe vënia në pah e formave trupore.

“Rita Ora vë në pah figurën mbresëlënëse me një kominoshe xixëlluese duke shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert të hapur” – shkruan Daily Mail.

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH KONCERTIT TË RITA ORËS NË KOSOVË
Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH KONCERTIT TË RITA ORËS NË KOSOVË

Artikulli është shoqëruar me fotografi të shumta nga koncerti i Ritës në Prishtinës duke i kushtuar vëmendje dukjes së saj.

Daily Star është fokusuar te të pasmet e këngëtares, ndërsa ka publikuar edhe një video nga momenti kur 27-vjeçarja vallëzonte nën ritmet e Valles së Rugovës.

“Rita Ora vë në pah të pasmet në imazhet e nxehta në prapaskenë” – është titulli i Daily Star.

“Sërish në Shtëpi, Rita Ora vë në pah të pasmet me një kominoshe të kuqe xixëlluese, para performancës së nxehtë në vendlindjen e saj Kosovë” – është titulli i The Sun.

(Foto: Instagram/RitaOra)

Ky tabloid më tej tregon se këngëtarja ishte ftuar për të kënduar në koncertin festiv në dhjetëvjetorin e Pavarësisë vendit të saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/RitaOra)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori