LAJMI I FUNDIT:

T.I. e krahason veten me Tupac

T.I. e krahason veten me Tupac

T.I. pohon se madhështia e tij po nxit shumë zhvillime kontraverse.

Duke u shprehur në Instagram, “Mbreti i Jugut” ka folur për të arriturat e tij në muzikë, biznes, film dhe të tjera sipërmarrje të tij.


“Si do që të shikoni, unë jam më i miri në atë që unë bëj. E pamundur që të përsëritet, nuk ka zëvëndsim”.

“Kush pas 2Pac ka arritur që të mbajë diversitetin në formë të vazhdueshme në zhanret muzikore, biznes dhe të tjera mundësi”, u shpreh T.I.

Komentet e tij ishin me reagime të përziera në rrjetet sociale.

“Ju jeni artist i madh, por nuk jeni 2Pac. Qëndro modest”, ka qenë një prej komenteve në Instagram.

T.I. njihet për hitet e mëdha të tij “Ëhatever you Like” dhe “Remember Me”. /Telegrafi/