Pas tentim-vrasjes së avokatit, Azem Vllasi nga Murat Jashari, doli lista më 31 emra të peronave publikë nga Kosova, dhe të nëntë të tjerëve nga Lugina e Preshevës që planifikonte t’i ekzekutonte organizata e quajtur “Syri i popullit”. Këta i konsideronin si tradhtarë të kombit.
Pas tentim-vrasjes, avokati Azem Vllasi u plagos. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori pikërisht kjo organizatë.
Në listën e kësaj organizate ishin emra të shumtë publikë të jetës politike në periudha të ndryshme. Madje në këtë listë që mban datën 13 janar 2016, figuron edhe emri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili vdiq në janar të vitit 2006.
Megjithatë, avokati Azem Vllasi ishte në këtë listë.
Por sa po merret seriozisht kjo listë me këta emra, të cilët kjo organizatë mendon se duhet të ekzekutohen, pasi ata janë tradhtarë e bashkëpunëtorë të armiku?
Insajderi ka kërkuar nga policia të dijë se cilët nga këta emra ka kërkuar mbrojtje nga policia me vetë faktin se gjenden në këtë listë, por policia nuk ka dhënë përgjigje, duke sugjeruar që t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.
Por as Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e Insajderit se kush prej këtyre emrave ka kërkuar mbrojtje për shkak të këtij rreziku.
Për më tepër, Murat Jashari, i cili po dyshohet për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi, tashmë është në paraburgim.
Akuzat për tradhti kundër ish-drejtuesve të lartë te UÇK-së, Jashari ka nisur t’i bëjë qysh para dy vjetësh, duke drejtuar letra publike me nga 300 deri në 500 pyetje.
Gjatë intervistimit në polici, Jashari e ka pranuar se ka provuar ta vrasë Azem Vllasin dhe është arsyetuar se këtë e ka bërë për shkak të veprimeve, siç ka thënë, kundër çështjes shqiptare në kohën sa ka shërbyer në pozitat e larta shtetërore në Krahinën Autonome të Kosovës të ish-Jugosllavisë.
Por vetë Jashari, para trupit gjykues i ndryshoi deklaratat, duke thënë se donte vetëm ta plagoste.
“E kam gjuajtur me mendimi timin në bark për ta plagosur, dhe e kam gjuajtur me vetëm një plumb, vetëm që të hjek edhe ky person për jetë”, rrëfehet Jashari.
Por avokati Vllasi ishte i bindur se Murat Jashari ishte atentator i porositur.
“Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se çka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë çdo gjë”, kishte thënë Azem Vllasi.
Bashkë me të dyshohen edhe Arsim Brahimi dhe Avni Llumnica, të cilët sipas Prokurorisë, i kanë ndihmuar Jasharit në këtë veprim në forma të ndryshme./Insajderi.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë