LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho publikon listën e lojtarëve të ftuar për dy “finalet” kualifikuese për Euro 2024, nuk mungojnë befasitë

Sylvinho publikon listën e lojtarëve të ftuar për dy “finalet” kualifikuese për Euro 2024, nuk mungojnë befasitë

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares së Shqipërisë në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri Sylvinho ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.

Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares.


E vetmja risi e Sylvinhos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Goteborg në Suedi.

Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Evropian, zbulohet premio e madhe që i takon lojtarëve dhe trajnerit Sylvinho
Lexo po ashtu Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Evropian, zbulohet premio e madhe që i takon lojtarëve dhe trajnerit Sylvinho

Në anën tjetër, ylli Armando Broja nuk është ftuar, ashtu sikurse edhe Marvin Cuni i Frosinones.

Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin.

Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

Renditja e re e FIFA-s: Kosova me pozitë rekord, Shqipëria vazhdon ngritjen
Lexo po ashtu Renditja e re e FIFA-s: Kosova me pozitë rekord, Shqipëria vazhdon ngritjen

Në mesfushë e sulm, tekniku i kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në udhëtim te Moldavia më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor, Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori