LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho pritet të marr drejtimin e Shqipërisë?

Sylvinho pritet të marr drejtimin e Shqipërisë?

Shipëria pritet të emërojë në ditët e para të janarit trajnerin e ri dhe braziliani Sylvinho pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Burime e Super Sport pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se 48-vjeçari është në bisedime prej disa kohësh dhe aktualisht po negociohen detajet e fundit të kontratës, e cila mund të zyrtarizohet në ditët e para të janarit.


Krahas Sylvinhos në listën e presidentit Armand Duka ishin dhe Reinaldo Rueda, Felix Magath, Massimo Oddo, por braziliani ka fituar më shumë pikë dhe pritet ti besohet projekti i ardhshëm i kombëtares.

Vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka e hodhi si ide emrin e 48-vjeçarit në një emision në RTSH, gjatë botërorit.

Ish-mbrojtësi i majtë ka qenë ndihmësi i trajnerit Tite tek Brazili, ndërsa është dhe një emër mjaft i njohur në futbollin botëror.

Gjatë karrierës së tij si trajner si ka drejtuar ekipin brazilian të Corinthians nga maji i 2021 deri në shkurt të 2022, ndërsa ka qenë trajner i Lyon në Francë nga maji i 2019 deri në tetor të atij viti.

Sigurisht eksperienca përkrah Tites është vlerësuar nga numri një i federatës që duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Si futbollist Sylvinho ka pasur sukses në Spanjë, Angli dhe Brazil me skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, Celta dhe Corinthians.

Në ditët në vijim Supersport.al do të sjellë dhe detajet e kontratës së brazilianit.

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori