Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, mendon se ndaj Çekisë do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për kualifikimin.
Sipas Sylvinhos llogaritë do të bëhen në nëntor, por përqendrimi duhet të jetë maksimal në ndeshjen e radhës, përballë një ekipi shumë të fortë.
Ndërsa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe çeke, tekniku i ekipit tonë kombëtar është shprehur shumë i kënaqur për gjendjen e lojtarëve të grumbulluar dhe për gatishmërinë e tyre.
Ai vlerësoi kundërshtarin çek ndërsa tha ndër të tjera se ende nuk e ka vendosur formacionin e 11 titullarëve.
Si i kam motivuar lojtarët për sfidën kundër Çekisë? – Është një ndeshje e rëndësishme. Kanë qenë dy ditë, kështu është këtë herë, ka qenë një periudhë që duhet të menaxhonim lojtarët, të punonim me video, nuk kemi pasur mundësi të punojmë shumë në fushë, por me video. Kemi punuar fort duke analizuar kundërshtarin dhe përgatitur në mënyrën më të mirë. Ka qenë një kohë e pakët ku kemi menaxhuar skuadrën në nivel individual dhe si grup ku kemi ndarë informacion. Jam i kënaqur për gjendjen e skuadrës. Motivimi është i lartë dhe duhet të them se nesër është një ndeshje e vështirë, djemtë e dinë këtë dhe ata janë mësuar të luajnë në të tilla ndeshje. E qartë që kërkohet një përgjegjësi më e madhe këtë herë, duke parë ndeshjen që kemi përpara. Ne e ndjejmë përgjegjësinë që kemi, këto janë ndeshje për t’u shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe të gjithë duan të luajnë. Jam shumë i lumtur për këtë.
Formacioni i i Shqipërisë kundër Çekisë – Ne akoma nuk kemi vendosur për disa pozicione se kush do të luajë. Kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani. Ndihemi mirë me mënyrën e lojës. Duhet të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët. Nesër në mëngjes do të zhvillojmë dhe një seancë të fundit. Kush është në 100%-shin e tij do të zbresë në fushën e lojës si titullar. Është një ndeshje që kërkon nivel përqendrimi shumë të lartë. Nëse ka diçka që duhet t’i thuhet lojtarëve në përgatitje është se në këto ndeshje, përqendrimi nuk duhet të mungojë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, kanë një trajner që ndodhet këtu prej disa vitesh. Ai ka lojtarë shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Të shikojmë nesër por më duhet të them se ne si skuadër kemi tashmë një mënyrë loje, kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani, duhet të ecim në drejtimin e duhur. Nesër mbetet për t’u parë.
Llogaritë? – Ne në këtë moment nuk jemi akoma në gjysmën e ndeshjes. Mungojnë akoma edhe 5 finale. Nesër do të jemi në 50% të rrugës dhe do të kuptojmë sa janë shanset tona. Nesër është e rëndësishme paraqitja, të ecim përpara në rrugën tonë, të bëjmë një lojë të bukur dhe të marrim pikë sepse ndryshe nuk arrijmë dot tek objektivi ynë. Llogaritë mund të bëhen vetëm në nëntor. Llogaritë nëse duhet të luanim për barazim ose fitore mund t’i shikojmë në nëntor, sot nuk bëhen llogari. Unë jam absolutisht i bindur se 23 lojtarët që kam në skuadër nesër do të zbresin në fushën e lojës për të fituar. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikë. Llogari nuk dua të bëj, ne jemi 100% të përqendruar te kjo ndeshje me Republikën Çeke. E thashë edhe më parë që kanë një trajner ekspert me lojtarë shumë të mirë, por edhe unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam. Kemi lojtarë të fortë, jemi një skuadër e fortë dhe do të zbresim në fushën e lojës për të bërë mirë.
Elementi plus që duhet – Nëse duhet të themi një element më shumë që duhet të ketë kjo skuadër, sigurisht është niveli i përqendrimit që duhet të ketë Shqipëria në një ndeshje si kjo. Niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë i lartë, lidhet me atë që thamë më parë. Fokusi në këtë ndeshje duhet të jetë jo i lartë, por shumë i lartë. Në ndeshje si kjo merr vlerë dhe shprehja që nuk humbet skuadra që bën më shumë, por ajo që bën më pak gabime mund të marrë maksimumin. Është një ndeshje që në nivel teknik dhe taktik është shumë lart dhe ndodhta një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka, mund të humbasë ndeshjen. Kjo është ajo që duhet të bëjmë këtë herë, të jemi të fokusuar në maksimum. Luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Çekia, luajmë në një stadium shumë të mirë. Kemi lojtarë të mirë në dispozicion, i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.
Sa e kam analizuar Çekinë personalisht? – Kam parë shumë ndeshje të Çekisë. Ndërsa isha me pushime, kam parë 7 ndeshje të Çekisë dhe të tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer në punë. Kemi analizuar Çekinë, kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Janë ekip shumë i organizuar, vlerësoj dhe trajnerin e tyre që është me Çekinë që prej 2008. Lojtarët çekë janë shumë të fortë, sidomos në aspektin fizik, të gjatë. Mund të mbërrijnë në zonën kundërshtare me 4-5 lojtarë dhe janë shumë të rrezikshëm. Edhe në mbrojtje. Janë shumë të organizuar.
Si e mban mend trajneri golin që ka shënuar si lojtar? – Nuk është një kujtim i bukur për mua sepse unë shënova në atë ndeshje, por ne e humbëm ndeshjen. Më pëlqen Praga. Shpresoj të shoh një gol të bukur si ai që shënova unë. Ndoshta shënon Mario.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit